KOMPANIA

CONTACT US

Kush eshte ITAL COSTRUZIONI ?

Kompani Ndertimi ( Struktura Celiku )


Tirane - Albania
ITAL COSTRUZIONI shpk lind nga eksperienca njëzet vjecare e themeluesit të tij në fushën e konstruksioneve në celik, punimeve të saldimit, dhe strukturave në celik në përgjithësi. Punime të finalizuara për industrinë e shpërndarjes së tymrave deri te projektimi dhe realizimi i impianteve të cementit riciklimit të xhamit dhe plastikës. Falë zyrave teknike të menaxhuara nga Inxhinierë të specializuar në projektimin e strukturave në celik në përdorimin e programeve si AUTOCAD, SAP, TEKLA STRUCTURES Ital Costruzioni sh.p.k. ofron projektim, konstruksion montim të c’do punimi të realizuar në celik. Fale politikes se hapur kundrejt tregut, dhe përgatitjes profesionale të personelit, Ital Costruzioni eshte ne gjendje t’Ju ofroje klientëve të saj publikë dhe privatë të gjitha garancitë e një strukture të besueshme organizuar dhe menaxhuar sipas normativave Internacionale UNI EN ISO 9001:2000. Sektorët tanë kanë të bëjnë me projektimin, konstruksionin montimin e ndërtesave industriale, civile dhe realizimin e show room-ve me celësa në dorë.

 
 

AVANTAZHET E NDERTIMIT ME CELIK

KURSIM NE THEMELE

Element i rëndësishëm i strukturave në celik (vlerësimi i kostove realizuese) janë kostot e themeleve. Lehtësia e strukturave në celik lejon të ulen volumet e gërmimit të terrenit, të betonit dhe të mbulimit.

 

SISMA

Një tjetër avantazh i rëndësishëm i strukturave në celik (sidomos sipas normativave që parashikohen nga qëndra sizmike) është sjellja e strukturës përballë një akti sizmik. Një konstruksion inteligjent është një zgjidhje respektuese kundrejt njeriut dhe ambientit të tij, një zgjidhje që është në gjendje të ruajë planetin dhe burimet e saj. Ruajtje mjedisore do te thotë riciklim dhe jetëgjatësi. Celiku i’u përgjigjet në mënyrë perfekte këtyre principeve nga momenti që:

• Është një material 100% i riciklueshëm ( Cmontimi i një strukture në celik bëhet shpejt dhe është ekonomike)
• Cikli i jetës së një strukture celiku është natyrisht më e gjatë duke konsideruar dhe mundësitë e përdorimit të tyre në një tjetër destinacion duke mos shkaktuar
impakte të rënda ambientale (material hedhurine, konsum energie etj)
• Falë teknologjive moderne të lyerjes dhe zinkimit, celiku ruan vetitë e tij gjatë gjithe jetës së ndërtimit.

 

ESTETIKE DHE TRANSPARENCE

Celiku është e ardhmja, novacion dhe përshtatësi e jashtëzakonshme, por dhe siguri e lartë. Një potencial i celikut është krijimi i hapsirave të mëdha drite. Disponimi i hapsirave të mëdha pa kollona të brendshme, ofron një impakt të gëzueshëm estetik dhe hapësira ndricuese të gjera.
Celiku i frymëzon projektuesit një liri shprehjeje në gjendje të krijojë hapësira të gjëra të cilat vështirë të krijohen me materiale tradicionale. Zhdërvjellësi të profileve, aske të dukshme të kollonave dhe një gamë e gjërë zgjidhjesh garantojnë aspekte estetike dhe ndricim në maksimumin e sipërfaqjes. Këto zgjidhje personalizojnë imazhin e një Kompanie dhe karakterizojnë ndërtimin.

 

SIGURI

Strukturat në celik janë ndër më të sigurtat dhe janë sizmikisht më të përshtatshme. Shpesh bashkimet e dukshme, lejojnë kontrollimin e strukturës edhe pas shumë vitesh. Materialet dhe cilësia e tyre janë testuar apriori dhe nuk varen nga mishelime apo kushtesh atmosferike.
Janë të rralla rastet që strukturat e celikut i’u nënshtrohen nxitjeve ekstreme.

 

PERSHTATJA ME MATERIALET E TJERA

Celiku është në gjendje të shfrytëzojë në mënyrë inteligjente përshtatësinë e elementeve të tjera ndërtuese si në rastin e xhamit, ku ndricimi natyral lejon kursime energjitike dhe transparencë mëgjepsëse.

 

ASNJE LIMIT ARKITEKTONIK

Zhdërvjelltësia dhe eleganca e këtyre formave lejon projektimin me një liri të plotë shprehëse vetëm falë celikut.

 

AFTESI KONKURUESE

Konkurimi dhe zgjidhjet e ndryshme që të ofron celiku dëshmohen jo vetëm nga bukuria arkitektonike apo aftësia strukturale dhe përshtatja me materiale ndërtuese por edhe nga elementët të cilët ndryshojnë kostot finale të realizimit të strukturave në celik.

 

SHPEJTESI NDERTUESE

• Niveli i lartë i prefabrikimit të strukturave në celik dhe thjeshtësia e amballazhimit të karpienterisë metalike me elementë mbyllës celiku lejon realizimin në kohë rekord të strukturave me celësa në dorë.
• Amballazhimi në oficinë (ku garantohet kontrolli, kolaudimi dhe standartet cilësore me besueshmëri absolute) pakëson rreziqet kundrejt faktorëve ambientale atmosferikë tipikë të ndërtimit të saj në kantier.
• Shpejtësia ndërtuese është një element për tu konsideruar në vlerësimin e kostos finale (dhe në marrëdhënie me fuqinë punëtore të reduktuar)
• Ndërtimi në celik lejon dhe kthimin e investimit ne një kohë të shkurtër për shkak të shpëjtësisë së tij përfunduese.
• Standartizimi i zgjidhjeve në celik zvogëlon kohën e dorëzimit të ndërtimit, pa limituar personalizimin arkitektonik të saj.

 

BUKURI

Celiku kënaq nevojat e projektuesit, duke krijuar elementë të harkuar, linearë, ngjyra dhe materiale të ndryshme.

 

PRESTIGJ

Kamapata pa kollona dhe ndricimi natyral ose kollona të holla dhe linja të pastra janë disa zgjidhje krijuese të projektimit për realizimin e ideve dhe rezultateve më prestigjoze duke krijuar vetë strukturën e celikut një element arkitektonik.

 

PERSHTATJE TEKNIKE

Falë lehtësisë së tyre strukturat në celik lejojnë integrimin e të gjitha materialeve më novative dhe të përshtatshme. Strukturat në celik nuk pengojnë përdorimin e materialeve si: druri dhe xhami duke lejuar lyerjen dhe trajtimin e nevojshëm për rezistimin kundrejt zjarrit.

 

MBROJTJA E AMBJENTIT

• Ambienti dhe mbështetja e tij janë tema që projektuesit dhe ndërtuesit duhet ti kenë në konsideratë.
• Strukturat në celik janë të ripërdorshme dhe të riciklueshme.
• Duke qënë se janë më të lehta transporti i strukturave ne celik shkakton më pak incidente në ambient.
• Celiku është lehtësisht i riciklueshëm mjafton t’iu drejtohesh qëndrave të specializuara. C’do vit riciklohen 435 milionë Ton celik dhe përfaqësojnë mesatarisht 50 % të të gjithë celikut të përdorur: kjo është e barazvlefshme me 1.2 milionë makina cdo ditë.
• Celiku mund të riciklohet shumë herë pa humbur në cilësi, si pasojë dhe hedhurinat e celikut kanë një vlerë monetare dhe janë shpesh të riciklueshme: një pikë në favor të karpentierisë në celik.

 

 

SHERBIME

 

• Asistencë teknike
• Furnizim Elementësh Strukturalë të Përfunduar (ESP)
• Furnizim gati, ose sipas programit
• Prerje në masë ekzekutive me Plazmë ose Prerës
• Markim me shenjim
• Shpim me kontroll numëror
• Prerje termike me robot
• Prerje me plazëm HD
• Përkulje llamarine e robotizuar
• Saldim
• Punconim, prerje pllakash dhe këndorësh
• Zmusim mekanik
• Drejtim
• Aplikim kunjash në trarë
• Saldim me robot të elementëve dhe aksesorëve
• Rërifikim me granil metalik
• Rërifikim + lyerje primer
• Rërifikim + zinkim organik/inorganik
• Zinkim në të ngrohtë
• Prova dhe kolaudime


MONTIMI

 

ITAL COSTRUZIONI sh.p.k është e pajisur me një skuadër të brendshme montimi e cila përdor pajisjet e mëposhtme:

• Autotren për transportimin e materialeve.
• Autovinc per montim ne lartesi 65 metra
• Automjete për transport personal
• Platforma ajrore
• Pajisje të ndryshme
• Kontenier për përdorim zyre dhe depozitë pajisjesh

 

PROJEKTIMI

INSTRUMENTAT LLOGARITES

Instrumentet e perdorur nga Ital Costruzioni janë instrumentët informatike. Nënvizojmë se bashkëpunimi nuk limitohet vetëm te ata që përdorin këto programe, por shtrihet tek të gjithë ata që kanë të njëjtin qëllim: korrektësinë e një projekti struktural, sigurinë e përdoruesit dhe optimizimin e mjeteve të ndërtuesit. Llogarisim me Sap 2000 dhe me anë të fletave llogaritëse të brendshme duke ndjekur hap pas hapi normativat referuese. Një instrument më i rëndësishëm është njohja e normativave dhe pasja e një biblioteke të pasur që lejon know-how e ekspertëve Internacionalë.

INSTRUMENTAT PROJEKTUES

Dizenjojmë në 2D (Autocad) ose 3D (Tekla Xsteel ose Solid Edge) sipas nevojave të klientit dhe vështirësisë së projektit. Aktivitetet e dizenjimit janë bërë më të lehta dhe më shumë prodhuese nga makrot e shumta. Modelimi në 3d ndjek të njëjtat hapa të punimeve në oficinë (më parë prerja dhe shpimi i pjesëve, më pas saldimi në pjesë të ndryshme pra montimi “real” i kryer në kompjuter) dhe eliminon shumë problematika realizimi. Kujdesi ndaj kostos finale na bën më Konkurues në tregun e dizenjos dhe Ndërtimit.